Loading...

Sunday, November 28, 2021

Qytetarët të irrituar me terminet për viza në Gjermani, ja çfarë paralajmërojnë për të hënën në Prishtinë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tash e katër muaj po lëshon viza pune për shtetasit e Republikës së Kosovës.Për ta siguruar një vizë pune, fillimisht duhet të behet një termin në formën online.





Sigurimi i një termini është bërë problem shumë i madh për qytetarët, pasi numri i atyre që dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani është mjaft i madh.Ambasada e Gjermanisë në Kosovë çdo fillim muaji hap linkun, ku qytetarët mund të aplikojnë.

Por për ta zënë një termin sipas disa qytetarëve duhet të paguhen agjencionet e ndryshme, pasi vet është shumë problem të sigurohet një termin, ngase sistemi online nuk po e lejon një gjë të tillë për shkak të ngarkesës së madhe në momentin kur po hapet për aplikim.





Për këtë ata po akuzojnë ambasadën dhe agjencionet e ndryshme, të cilët sipas tyre për një termin po kërkojnë nga 500 deri në 2500 euro.Lidhur më këtë disa persona në një grup në Facebook me emrin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminët)”, kanë paralajmëruar protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.Kjo protestë do të organizohet ditën e hënë nga ora 14:00 me moton ‘STOP mashtrimeve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *