Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Qytetari nga Mitrovica: Pa bërë gabime Albin Kurti, PDK-ja nuk mund…

Memli Krasniqi, është kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.Ai u zgjodh me 460 vota pro nga 467 delegatë sa ishin të pranishëm, në Konventën e 10-të të kësaj partie.





Gjashtë nga ta votuan kundër dhe një abstenoi.Media gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e lindjes së kryetarit të ri të PDK-së.Rushit Bilalli, qytetar nga Mitrovica tha se pa bërë gabime Albin Kurti nuk mund të forcohet PDK-ja.

“Jo, pa bërë gabime Albin Kurti nuk mundet. Derisa një politikan ka ardhur në pushtet me të metat e tyre. Derisa ky të gabon më shumë se këta, nuk mundet.





“Unë e përkrahu kandidaturën e Memli Krasniqit. Nuk është i vetmi prej kuadrove por pasi është i ri ndoshta mund ta bëj ndonjë rend me të ri pozitiv”.Ai tha se ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë pasur sprova më të mëdha.Ju sjellim në vazhdim opinionet e qytetarëve të Mitrovicës për zgjedhjen e Memli Krasniqit, kryetar i PDK-së.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *