Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Rakiqi del kundër Kurtit: Nuk heqim dorë nga asociacioni i komunave serbe





Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës kundër asociacionit të komunave serbe, duke thënë se me këtë Albin Kurti “ka dënuar dialogun paraprakisht me dështim”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me anë të kësaj “Kurti tregoi publikisht se nuk dëshiron dialog dhe se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve, dhe se kjo është gjithashtu një shuplakë për Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i procesit të dialogut në Bruksel”.

“Moszbatimi i marrëveshjes nga Brukseli është vetëm një konfirmim i qëndrimit të Beogradit se nuk ka bashkëbisedues në Prishtinë për të zgjidhur çështjet që rëndojnë marrëdhëniet midis popullit serb dhe shqiptar në mënyrë paqësore”, ka shkruar Rakiq.Rakiq paralajmëron se serbët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga asociacioni, pasi sipas tij, pa formimin e asociacionit të komunave serbe nuk do të ketë dialog të vërtetë ose ndonjë rezultat.





“Pas kësaj deklarate fraksionale, e cila bën një tallje me të gjithë dialogun, i cili vjen vetëm disa orë pas takimeve me përfaqësuesit specialë të SHBA-së dhe BE-së për Ballkanin dhe çështjen e dialogut, ekziston një pyetje se ku janë kufijtë e durimit të ndërmjetësuesit dhe garantuesit e dialogut, por edhe të presidentit (Aleksandar) Vuçiq, dora e pajtimit është ende në ajër për shkak të mosgatishmërisë së Kurtit për t’u transferuar nga udhëheqësi i opozitës në rolin e dikujt që duhet të marrë vendime, por gjithashtu të zbatojë marrëveshje të nënshkruara”, ka thënë Rakiq.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *