Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Rama: Shqiptarëve nuk u ka munguar buka kurrë, nuk jam diktator të ul çmimet e bukës

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët, pasi njoftoi krizën e adhës se do të rriten çmimet në vend.Në profilin e tij në faqen zyrtare, një prej qytetarëve i ka thënë Ramës se avazi i tij për të dalë në televizor është i përditshëm, ndërsa shqiptarët sipas tij mërziten se nuk kanë bukë në shtëpi.





“Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!”, shkruan qytetari.E ndërkohë kryeministri nuk ka hezituar që të kthejë përgjigje duke shkruar:

“Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!”, shkruan Rama.Një tjetër qytetar vë theksin tek largimi i rinisë jashtë vendit:Qytetari: “Rinia ka ikur jashte o zoteri”.





Rama: “Leonard Mahilaj keta qe sheh te duken pleq ty i dashur Leonard dhe si keta ka qindramijera neper shkollat e universitetet tona”.Qytetari: “Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….”

Rama: “Ferdi Rodi çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *