Loading...

Sunday, November 28, 2021

Ramiz Lladrovci: Sa të duash ka ministra edhe deputetë anti-UÇK në Vetëvendosje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se në Qeverinë Kurti por edhe në partinë e tij ka plotë persona që janë anti-UÇK.“Ka ministra e deputetë në VV që janë anti-UÇK”, ka thënë Lladrovci në emisionin “Pressing” në T7.Ai nuk ka përmendur emra, por ka thënë se të tillë ka ka edhe në PDK e parti tjera.





“Jo nuk flas (me emra), ka pas ministra e zv.ministra që janë shumë armiqësor ndaj UÇK-së. Ata nuk dinë me bërë dallimin mes një personi të UÇK-së që ka bërë një veprim jo të mirë paslufte po e zëmë, dhe nuk din me bërë dallimin dhe i fusin krejt një thes.





Dje e kaluara e tyre, babë e babagjysh, sistemi i kaluar ka bërë me urrejtë UÇK-në. Siç ka edhe parti tem, edhe parti të tjera, por VV më shumë, ka më shumë vota dhe më shumë të këqinj”, ka thënë Lladrovci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *