Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Ramush Haradinaj posedon mbi 1 milion euro patundshmëri, i futet edhe biznesit të ndërtimit

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2019, duke qenë ende kryeministër në detyrë i Kosovës, ka hapur një kompani ndërtimore.





Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë në AKK, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, në nëntor të vitit 2019 ka regjistruar firmën ndërtimore “HCC”, ku themelues dhe bashkëpronar është edhe Ramush Haradiaj, ndonëse nuk ka të dhëna për qarkullimin e këtij biznesi.





Në AKK, Haradinaj ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth mbi 1 milion euro, përfshirë këtu shtëpi banimi, apartamente dhe vila.Tutje, ai ka deklaruar mbi 40 mijë euro para të gatshme në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro.Të hyrat vjetore të familjes Haradinaj arrijnë në 95 mijë euro.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *