Loading...

Sunday, December 05, 2021

Reagime të ashpra ndaj kandidimit të Arben Vitsië për kryetar të Prishtinës, merr epitete të ndryshme

Deri pasditen e kësaj të shtune u mbajt sekret kandidimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të kryeqytetit.Kjo u zyrtarizua këtë të shtunë nga Qendra e LVV-së për Prishtinë.

Nominimi i Arben Vitisë si kandidat i LVV-së për Prishtinën, ka hasur në reagime të shumta nga opozita dhe analistët në vend, shkruan Gazeta Infokus.





Shum prej tyre kandidaturën e tij po e shohin si dezertim në kohën kur shifrat e të infektuarve me Covid kanë filluar të rriten frikshëm dhe vendi ka nevojë për menaxhim të pandemisë.

Krejt këto reagime erdhën pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, kishin kritikuar ashpër qeverinë e kaluar për mos zotësi e aftësi në menaxhimin e pandemisë, duke thënë se ministri Arben Vitia, ishti ai i duhuri për të menaxhuar me këtë krizë me të cilën po përballet Kosova.

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka reaguar duke thënë se Arben Vitia, nuk e meriton të ketë mbështetjen e elektoratit të kryeqytetit dhe se ai është i dëmshëm jo vetëm për Prishtinën. Zogaj i ka dhënë atij edhe epitetin si “buzëqeshja plastike”.





“Kandidati i saj në këto zgjdhje, (A. Vitia) eshte nje politikan shterp. I shtirur. Monoton. Ka nje buzeqeshje plastike. Ka tregu gatishmeri te madhe te nepotizmit. “Rehatimi” i motres dhe cikes se axhes se Liburn Aliut (minister bandit edhe ky) ne ministri, jane shembujt qe dihen. Ka shume qe s’dihen. I gatshem te bije nen hijen e Kurtit kurdo qe ai s’ndihet rehat me ndonje pune. Eshte soji i politikanit qe as nuk merr pergjegjesi per humbjet, e as merita per fitoret. Si i tille, ky eshte i demshem jo vetem per qeverisjen e Prishtines, por dhe per partine qe e kandidon. Prandaj, buzeqeshja plastike e tij duhet me u refuzu nga votuesi i Prishtines bashke me demagogjine e ndryshimit”, ka shkruar Zogaj në Facebook.





Kurse anëtarja e Partisë Demokratike dhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka thënë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se më i rëndësishëm se sa garimi në zgjedhjet lokale, është mos lënia të vetmuar e punëtorëve shëndetësor.

“Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe nëpër qendra mobile”, kishte shkruar Çitaku.





Ndërsa ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, e quajti ministrin Vita tradhtar të votuesve të tij, që edhe kur ishte drejtor i shëndetësisë për Prishtinë, nuk arriti ta ndërtojë as edhe një qendër të mjekësisë familjare.

“Dorëzohet Arben Vitia, më i miri i VV-së për të menaxhuar me pandeminë. Dhjetëra e mijëra qytetarë që e votuan Arbenin për ta menaxhuar pandeminë sot u tradhtuan, por besoj që e kanë kuptuar se ai njëjtë është dorëzuar edhe herën e parë, por atëherë me krejt Kabinetin qeveritar. Njeriu që ishte drejtor i shëndetësisë në Prishtinë për më shumë se një mandat dhe nuk ndërtoj as edhe një qendër të vetme të mjekësisë familjare, tani kandidat për kryetar komune”, ka shkruar Bajrami në facebook.





Ndërsa më i ashpri me Vitinë, u tregua ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nga AAK-ja, i cili e quajti atë punëtor sezonal, që sapo has në vështirësi ndërron “Baushtell”.

“Urime kandidatit te VV për Prishtinë. Punëtor sezonal i qendrës. Sapo që të përkeqësohet situata e ndërron “baushtellën”, ka shkruar Selim Selimi, në Facebook.

Kurse ish pararendësi i Vitisë, Armend Zemaj nga LDK-ja, i është drejtuar Zotit me një lutje që ta ketë popullin në dorë, përderisa ka thënë se e keqja nuk paska fund, duke shkruar se në krizën më të madhe shëndetësore ku numrat e të infektuarve janë rritur e varianti Delta ka marrë përpjetën, qeveria po mendon veç për pushtet e vota.





“N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet! E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet. Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet”, ka shkruar ish ministri Zemaj në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *