Loading...

Thursday, December 09, 2021

Reagon ashpër Agim Veliu pas shkarkimit nga LDK-ja





Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë shkarkuar Agim Velin nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar. Por, këto deklarata të Abdxhikut po i hedhë poshtë vet Agim Veliu. Ky i fundit në një deklaratë ekskluzive për IndeksOnline ka thënë se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.





Veliu për Indeksonline është shprehur se në LDK sot kanë marrë një vendim ilegal.

“Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e mi tejkalu të gjithat. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedhë, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë Kuvendi është”, ka thënë Veliu ekskluzivisht për Indeksonline.

“Në këtë rast Kryesia ka marrë vendim kundër statutit. Nuk ka të drejtë për këtë vendim. Ky është vendim që është marrë pa koordinimin e strukturave të LDK-së. Ky është një vendim ilegal për mua. Jolegjitim.”, thotë Veliu.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *