Loading...

Saturday, November 27, 2021

Reagon i revoltuar Kurti: Si është e mundur që qeveria e Ramës formulon një dokument të tillë për Kosovën?!

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka folur për përplasjen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.Ajo ka thënë se Kurti nuk ka pranuar të nënshkruante deklaratën e përbashkët, meqë aty nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.
I revoltuar për këtë ka reaguar Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, përcjell Bota sot. Kurti ka pyetur se si është e mundur që qeveria e shtetit amë të Kosovës, të formulojë një dokument të tillë, ku nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.





Ai ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se ai nuk e “ka problem të mohojë Republikën e Kosovës vetëm për ta ruajtur vëllazërinë me Aleksandar Vuçiqin”.
Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:Si është e mundur që qeveria Shqiptare, shteti ynë amë të formulojë një dokument të tillë në të cilin nuk shkruhej “Republika e Kosovës” dhe ti vendoset para Kryeministrit të Kosovës që ta firmosi atë?!





Si duket Edvin Kristaq Rama nuk e ka problem të mohojë Republikën e Kosovës vetëm për ta ruajtur vëllazërinë me Vuçiqin.Agjenda e përbetuar e Ramës mbi shpërbërjen e gjithçkaje që nënkupton apo thërret shqiptarinë tashmë është në funksion të plotë dhe egërsisht hapur.
Aq hapur sa dhe Esat Pasha famëziu do ia kishte “zili”.Se kush është Rama dhe cila është agjenda e tij tashmë është kuptuar nga të gjithë por është koha që burrështetas ta ndalin dhe ti kundërvihen atij.





Le të shohim nëse Albin Kurti do të jetë në lartësinë e këtij cilësimi dhe nuk do të rrëshqasë në kurthin e përqafimeve ramiste.Armiqtë tanë nuk i ndalin kurrë Planet e tyre për shkatërrimin dhe aneksimin e territoreve tona madje duke mbështetur dhe financuar “udhëheqësit” tanë për ta pasur më të lehtë të na shkatërrojnë.Kjo është koha që populli ynë jo vetëm të zgjohet por të mos i ndalë protestat deri në rrëzimin final të antishqiptarit Rama dhe gjithë shqipfolësve që punojnë kundër interesave dhe të ardhmes së shqiptarëve.FK





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *