Loading...

Thursday, December 09, 2021

Reagon Xhelal Sveçla pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë: Luftimi i krimit dhe korrupsionit – “Top” prioritet i MPB-së





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të policisë në ministrinë e Bujqësisë, ku u arrestuan shtatë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.Ministri Sveçla përmes një postimi tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit – “Top” prioritet i MPB-së.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!

Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.

Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare”, ka shkruar Sveçla.Ndër të tjera ai ka shkruar se subvencionet u takojnë bujqve. /Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *