Loading...

Sunday, December 05, 2021

Rrëfim emocional nga Isa Mustafa: Dje e thirra Fatosin, nuk lajmërohej – u frikësova nga më e keqja





Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar ekonomistin e njohur Fatos Hamza që është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme.Ai ka rrëfyer me miqtë e tij në Facebook emocionalisht se është pikëlluar shumë nga kjo ngjarje dhe se dje e kishte thirrë në telefon dhe ishte frikësuar nga më e keqja.





“Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dho shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrkullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.” – përkujton profesor Mustafa.Ai ka ngushëlluar familjen, shokët e miqtë e tij.Statusi i plotë:Miq të nderuar,Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dho shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrkullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.





Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja!.Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira.Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqëve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës.Isa Mustafa





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *