Loading...

Wednesday, December 08, 2021

Rrokulliset vetura / Pamje nga aksidenti i rëndë në Prishtinë





Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” në Prishtinë.Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa shkaqet nuk janë bërë të dituara akoma.Në pamjet e publikuara shihet se njëra nga veturat është rrokullisur, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të mëdha.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.





Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha Ahmeti për Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *