Loading...

Saturday, November 27, 2021

Rugova i çon mesazh Lumir Abdixhikut: Në 5 komuna të mëdha punët janë keq për LDK-në





Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka dërguar disa mesazhe në adresë të lidershipit të LDK-së në lidhje me zgjedhjet lokale.Ai në “Debat Plus” ka thënë se LDK ka probleme në përzgjedhjen e disa kandidatëve fitues.

“Po flas për Prishtinën që ka qenë hambarë i votave të LDK-së. Po flas për Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën dhe Ferizajn. I dërgoj mesazh lidershipit se në këto komuna jemi keq dhe duhet ta rikuperojmë strukturën e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.Ish-deputeti thotë se propozimet e kryetarëve do të ishte dashur të vijnë nga dega për t’u evituar problemet.

“Në kohën e Presidentit Rugova, dega ka vendosur se kush do të jetë kandidatë për kryetar të komunës”.Rugova thotë se 85% e Kryesisë së LDK-së kanë qenë edhe në Kryesinë e LDK-së kur ka udhëhequr Isa Mustafa.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *