Loading...

Thursday, December 09, 2021

Rusia në konflikt me SHBA/ Avokati shqiptar zbulon planin që po përgatitet, paralajmëron arr esti min e Sali Berishës

Ngjela: Trupat amerikane do të qëndrojnë në Shqipëri, derisa SPAK të mbarojë me akuzën anti-kor,rupsion për të gjithë grupin Berisha.Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha po vazhdon të diskreditohet nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai ka paralajmëruar se Berisha do të akuz,ohet edhe nga SPAK dhe edhe mund të arr,estohet, përcjell Bota sot.





Sipas tij, bashkë me Berishën, i goditur nga “non-grata” e DASH-it është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Ai ka vlerësuar se lëvizja Berisha, ishte dhe është brenda konfliktit Amerikë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.Ngjela ka paralajmëruar se trupat amerikane do të qëndrojnë në Shqipëri, derisa SPAK të mbarojë me akuzën anti-kor,rupsion për të gjithë grupin Berisha, që DASH e quan si “një grup të kor,ruptuar dhe të zhytur në kr,i,me”.





Reagimi i Ngjelës në Facebook:
Vazhdon diskreditimi i Sali Berishës nga politika amerikane.Sali Berisha tani radhitet në një listë të hapur, personash nongrata në Amerikë, me Raul Kastron, me kryeministra dhe gjeneralë të tjerë të kor,ruptuar të Amerikës Latine, por, edhe me gjeneralë e diktatorë të kor,ruptuar afrikanë.Po në Shqipëri si po radhiten eventet politike të çështjes Berisha?Po Partia Demokratike, si po e përjeton përcaktimin antiamerikan, për liderin e tyre autokrat?





Me një opozitë të tillë, Shqipëria nuk ka mundësi të jetë një shtet normal. Opozita shqiptare e Partisë Demokratike ka pasur dhe ka qëllim destabilizuese. Dhe kjo tani është e provuar edhe nga politika amerikane, prandaj dhe u thellua distancimi i saj për kor,rupsionin Berisha.Berisha ka vite që kërkon të destabilizojë Shqipërinë, bashkë me Ilir Metën. Kjo sepse, që të dy i ka kapur reforma në drejtësi dhe goditja anti-kor,rupsion, sipas kushtetutës së re dhe ligjeve që kanë rrjedhur prej saj





Duhet të kujtohemi se Sali Berisha, edhe nga Parlamenti, prandaj doli në vitin 2019, se mendoi të destabilizonte Shqipërinë. Por dështoi.Kurse, tensionin që po i shkakton politika amerikane Berishës, me goditjen si i inkriminuar, ai nuk e kalon dot. Dhe lodhet kot me nonsenset e tij që thotë publikisht, deri në një moment qesharak.Megjithatë: duhet parë me taktin logjik:Si arsyetohet çështja Berisha në ecjen e saj në këtë rrugë antiamerikane, gjithmonë në relacion me opinionin publik në Shqipëri?Po në relacion me Partinë Demokratike, si po ecën tani çështja Berisha?





PD humbi zgjedhjet, por u kuptua se fushatën zgjedhore të Bashës, ajo e kishte si hyrje, për të bërë kryengritje kundër reformës në drejtësi dhe reformës anti-kor,rupsion, që ndërkohë kishte filluar në Shqipëri..Fushata e Partisë Demokratike nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet, se e dinte që i kishte të humbura. Por donte që, me rastin e zgjedhjeve, dhe me alibinë e zgjedhjeve të manipuluara, të krijonte një revoltë masive, mundësisht me armë. Kjo revoltë mendohej si një kryengritjeje për votat e manipuluara. Domethënë me alibinë e një “revolucioni demokratik”.





Kjo ishte filozofia Berisha.Sepse kjo, në fakt, ishte lëvizja e kor,rupsionit të lartë shqiptar në Tiranë dhe, brenda saj, ata prisnin ndihmë nga faktorë të jashtëm që nuk e duan politikën amerikane në Shqipëri.Kuptohet: lëvizja Berisha, ishte dhe është, brenda konfliktit Amerikë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.Por, gjithçka iu shkoi në fund dhe e shtypur: amerikanët, menjëherë pas zgjedhjeve, sollën ushtrinë këtu, kanë krijuar bazat ushtarake në Shqipëri, dhe shenjat janë që nuk do të ikin.Në fakt, kjo është një lëvizje e NATO-s kundër Rusisë.





Po Partia Demokratike?Ajo tani është thjesht një parti e Berishës dhe veglës së tij.Kurse Berisha është shpallur nongrata në Amerikë. Dhe…Prandaj, çfarë do të bëjë tani, në datën 13 qershor, anëtarësia e Partisë Demokratike në zgjedhjen e kryetarit të partisë?Në fakt, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, takoi me theks të lartë diplomatik kandidatin për kryetar partie të PD, Agron Shehaj. Dhe vetëm këtë.Por kjo na çon prapa në kohë, sepse na kujton zgjedhjet e vitit 1992, kur ambasadori amerikan në Tiranë, Rajerson, i shkonte Sali Berishës nëpër mitingjet që organizonte Partia Demokratike, sepse politika amerikane kërkonte fitoren e Partisë Demokratike.





E pra, kohët tani kanë ndryshuar, dhe Berisha, për arsyet që përmendëm, nuk pranohet nga politika amerikane. Atëherë, si mendon baza e Partisë Demokratike, do ta votojë Bashën kundër Amerikës?!
Të shohim…Po, pse, nuk e kuptoni dot arsyen përse Berisha nuk po lejohet të hyjë në Amerikë?Është logjikë e saktë.Si?Berisha është forcë politike antiamerikane, kjo kuptohet, sepse këtë e thotë politika amerikane me dokumentin që DASH e ka shpallur Berishën nongrata në Amerikë.Domethënë ai është një forcë antiamerikane në Shqipëri





Po..Kjo do të thotë se ai është në favor të Rusisë.Tani dihet se Rusia është në konflikt me Amerikën për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.Atëherë?Atëherë kuptohet se Berisha po i shërben Rusisë.Domethënë prandaj është nongrata në Amerikë Berisha?Sigurisht që po.Por, nuk është vetëm kjo.
Çfarë tjetër?Në tekstin që është shpallur nongrata, Departamenti i Shtetit e quan Berishën “të kor,ruptuar me gjithë familjen e vet”; por në atë tekst, i goditur është edhe “grupi i tij i afërt politik”. Domethënë, bashkë me Bashën.





Atëherë?Atëherë çështja është e thjeshtë: Berisha do të akuzohet nga SPAK. Edhe mund të arr,estohet, sepse këtë e kërkon edhe motivi i shprehur i DASH…Po nuk sjell përplasje shoqërore kjo në Shqipëri?Jo. Sepse në Shqipëri janë forcat ushtarake amerikane, të cilat kuptohet tani se prandaj dhe kanë ardhur për të mos lejuar destabilitetin që po kërkon politika ruse.Si të kuptohet kjo?Shumë e thjeshtë: forcat ushtarake janë në stërvitjen ushtarake Defender 21, nën drejtimin e NATO-s.
Po.Por kjo stërvitje është organizuar kundër Rusisë.Po.Por, Saliu është me Rusinë.Po.





Atëherë trupat amerikane do të qëndrojnë këtu derisa SPAK të mbarojë me akuzën anti-kor,rupsion për të gjithë grupin Berisha, që DASH e quan si “një grup të kor,ru,ptuar dhe të zhytur në kr,i,me”.A është kështu?Sigurisht që po.Sepse kjo në fakt është politika e forcës, e cila po kuptohet se në Shqipëri ka filluar të ushtrohet në favor të historisë së re të Shqipërisë: një shtet i çliruar nga tmerri i kor,rupsionit aktiv.Domethënë korr,upsioni i lartë shtetëror, antiamerikan dhe anti-perëndimor në Tiranë, po shkon drejt liku,idim,it penal.Sigurisht. Kjo tani është e sigurt.Po revolucioni Berisha-Meta, a ka gjasë të zhvillohet?





Kjo është pamundësi absolute…Atëherë?Nëse do të besonim te e ardhmja e Shqipërisë pa kor,rupsion, ky është veprimi i shpejtë i SPAK kundër korru,psionit të lartë shtetëror.Këtë po presin shqiptarit nga politika amerikane, dhe shenjat janë që ajo do të vijë shpejt.Cilat janë shenjat:Shpallja nongrata e Sali Berishës në Uashington; fillimi i çështjesh penale kundër Fatmir Mediut për Gërdecin, hetimi për shkarkimin e Ilir Metës, dënimi i ish prokurorit të përgjithshëm Llalla, riçelja e hetimit të masakrës së 21 Janarit, dhe gjithë të tjerat, për të cilat dihet se ka filluar hetimi penal – tregojnë se procesi anti-kor,rupsi,on ka filluar.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *