Loading...

Sunday, December 05, 2021

‘Sakrifica’ e Kuvendit, deputetët pijnë ujë nga çesmja e kursejnë mijëra euro

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli përmes publikimit të disa fotografive LIVE nga Kuvendi i Kosovës, ku edhe momentalisht po mbahet seancë, ka njoftuar se po kursejnë para në konsumimin e ujit të pijshëm

Pacolli ka shkruar se nuk do të blihet më ujë, siç ka ndodhur më parë, por, deputetët do të pijnë ujin nga ujësjellësi.





“Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro”, ka shkruar ajo..

Postimi i plotë:Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.





Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë.Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.

Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *