Loading...

Sunday, November 28, 2021

Sami Lushtaku i reagon ashpër Lladrovcit i thotë që është i vogël për t’u marrë me të sepse

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit pas deklaratës se jep 100 Samia për Bekim Jasharin.
Lushtaku i ka reaguar Lladrovcit duke thënë se nuk e ka mendjen me u marr me të pasi ai është i vogël.
“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai nuk e kam





mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.
Kujtojmë se i pari i Drenasit, në Pressing në T7 ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.
“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i





kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuk e e ha më”, ka thënë Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *