Loading...

Saturday, November 27, 2021

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, i reagon Presidencës së Kosovës e cila tha se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, i ka reaguar këshilltarit presidencial të Kosovës, Blerim Velës, i cili kritikoi vizitën e ambasadorit rus në pikën kufitare serbe me Kosovën.





Ai ka shfaqur acarim ndaj Velës, duke e cilësuar ‘’listë të imagjinuar të horrave’’, komentimin e këshilltarit presidencial kosovar i cili tha se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit, njofton Klankosova.tv.

”Do të ishte kënaqësi të vazhdojmë me listën e horrave të imagjinuar të përdorur për të justifikuar shtypjen kundër serbëve në #Kosovë*.





Nëse jo “Putini i keq”, do të ishte Përbindëshi i Spagetit Fluturues, por kjo nuk mund të mohojë faktin se ata po përdorin mitralozë për të frikësuar civilët paqësorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *