Loading...

Sunday, January 23, 2022

Selmanaj e zbulon çfarë dokumentesh ua kërkoi Kurti, por nuk i patën…?





Selmanaj: Kurti na ka kërkuar më shumë dokumente për dialogun, por ne nuk i kemi pasur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti të gjitha dokumentet që i kanë pasur në dispozicion për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.





Ai ka pranuar se nga qeveria Kurti janë kërkuar më shumë dokumente mbi procesin, por që sipas Selmanajt të njëjtat nuk i kanë pasur.
“Ne kur e kemi marr qeverinë, nuk e kemi pranuar asnjë dokument. Nuk ishte askush aty që të na jepte dokumentacion. Ata ikën. Ne kur e lamë qeverinë i pritëm dhe i dhamë të gjitha dokumentacionet që i kishim në dispozicion. Të gjitha në detaje. Nuk kemi mundur që t’i japin diçka që nuk kemi pasur”, ka thënë ai.





Më tutje, Selmanaj deklaroi se Kurti e ka përdorur vetëm si arsyetim çështjen e mosdorëzimit të dokumenteve nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
Ai e cilësoi si të papranueshme dhe tallje për shtetin, këtë deklaratë të Kurtit dhënë në Bruksel.





“Ndodhë që kryeministri i vendit dhe për taktikat e tij të papranueshme gënjen dhe thotë se unë nuk kam gjetur asgjë dhe më duhet pak kohë. Dosjen kryeministri Hoti ia ka dorëzuar ditën që e ka dorëzuar detyrën. Ata kanë kërkuar edhe diçka tjetër që ne nuk e kemi pasur. Është e pa pranueshme që të del atje Borrel dhe thotë se I duhet kohë se nuk I ka pasur disa dokumente. Kjo ishte fyerje dhe tallje për shtetin e aq më pak kur aty nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, ka thënë Selmanaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *