Loading...

Sunday, November 28, 2021

Serbia mbanë të uzurpuara nëntë prona të Postës





Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro. Edhe pse janë të ngjitura njëra me tjetrën, Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.Megjithatë borxhe të tilla duket se mund të kanë ndikuar që Posta e Kosovës të mos jetë aq mirë financiarisht.





Kjo sipas një raporti financiar që ka nxjerrë Zyra Kombëtare e Auditimit. Detaje të këtij raporti jep Arvita Zylferi udhëheqëse e Divizionit për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike.Një nga gjetjet kryesore është se nëntë prona të Postës së Kosovës janë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë.





Të njëjtat nuk mund të shfrytëzohen nga Posta e Kosovës. Por të gjeturat e këtij raporti ish-Kryeshefi i kësaj ndërmarrje Xhevdet Smakiqi i quan historike.Smakiqi thotë se në këtë ndërrmarrje është punuar dhe ka pasur përmirësim financiar. Së fundmi, Bordi i ri i Postës ka emër kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrje.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *