Loading...

Wednesday, January 12, 2022

Serwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë





Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.
“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.

Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve.“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, kishte deklaruar Lajçak.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor”, tha ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *