Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Shaip Kamberi e bën “hor“ Vuçiqin midis Beogradit në Kuvend, Ja reagimi tij! (Video)





Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku presidenti Aleksandar Vuçiq raportoi për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ftoi palën serbe që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.Ai i kujtoi edhe një fakt presidentit serb.





“E kuptoj nevojën e Serbisë që në procesin e dialogut të angazhohet për interesat e veta, por po ashtu mendoj se pikërisht ky është momenti që opinioni në Serbi të jetë i njoftuar që sot Serbia në Kosovë dhe për Kosovën duhet të bisedojë me njerëzit të cilëve ua ka v ra fëmijët”.E menjëhershme ishte përgjigja e presidentit Vuçiq. Ai i barazoi krímet që kanë k ryer serbët ndaj shqiptarëve dhe të shqiptarëve ndaj serbëve.





“Unë nga ju përfaqësuesit shqiptarë kurrë nuk kam dëgjuar se ju keni kryer ndonjë krím. Apo nuk keni bërë? Apo duart e juaja janë të pastra dhe vetëm duart e serbëve janë të përgj akura? Ne jemi krímínelë e ju jeni engjëj qiellorë. E kam vështirë ta besoj këtë tregim dhe në këtë më bindin edhe faktet”.





Kur u ndalën duartrokitjet, Vuçiq tha se kurrë nuk flet keq për shqiptarët, madje nuk mendon se serbët janë më të mirë se shqiptarët. Por, ato shpërthyen përsëri kur i garantoi një gjë Kamberit.“Serbia kurrë nuk do të lodhet nga populli i vet në Kosovë dhe as nga Kosova”.Kamberi përsëri kërkoi fjalën.“Thatë që Saranda Bogujevci ka qenë në Beograd, kjo nuk është ndonjë arsyetim. A është dashur edhe atë ta v rasin?”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *