Loading...

Sunday, December 05, 2021

Shala: Kam qenë kundër që Ridvan Berisha të hiqet nga emisioni i tij

Zëvendësdrejtori i RTK’së, Mentor Shala, thotë se ka qenë kundër largimit të Ridvan Berishës nga debati kryesor politik në televizion. Shala një vendim të tillë e ka quajtur arbitrar.





“Ka qenë gabim me heq Ridvanin prej debatit. Ridvani prej kryeredaktori ka dhënë dorëheqje vetë. Nuk e ka shty askush me zor, ka dhënë dorëheqje vetë. Mirëpo me heq prej debatit kryesor politik pas një periudhe të gjatë në atë formë arbitrare”, tha Shala në Pressing.





“Unë kam qenë kundër dhe kemi pas debat me drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e Televizionit, mirëpo vendimi s’më përket mua për shkak të kompetencave që i kam”, shtoi ai.

“Mendoj se kanë bërë gabim për shkak se Ridvani është ai që është, Ridvani është Ridvan me të gjitha të mirat dhe të këqijat e veta. Po mënyra ka qenë jashtëzakonisht e vrazhdë dhe arbitrare e largimit të tij prej emisionit”, theksoi Shala.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *