Loading...

Wednesday, January 12, 2022

Shikoni Si Në Turqi Zhvendosin Xhaminë E Cila Peshon 4,600 Ton!





Shikoni si në Turqi zhvendosin xhaminë e cila peshon 4,600 ton,Është bartur në vendin e saj të ri pjesa e fundit e Xhamisë Eyyub e cila peshon 2,650 ton.Xhamia Eyyub u bart tek vendi historik Hasankeyf me anë të mjetit SPT i cili ka 352 rrota, ndërsa në total me të gjitha pjesët e saj peshon 4,600 ton njofton Klan Kosova.





Kjo xhami e shekullit të 15 në Turqi është ndarë në tri pjesë dhe është transportuar nga robotët vetëlëvizës në shtëpinë e saj të re.Siç shkruajnë mediat turke procesi i punës për bartjen e pjesës së fundit zgjati rreth 6 orë, ndërsa distanca deri në Parkun e Ri Kulturor është rreth 6 kilometra.





Bartja e Xhamisë Eyyubi filloi më 26 nëntor të vitit të shkuar, ku gjatë këtij procesi pjesa e parë e mureve të kopshtit që peshonin 115 ton ishin zhvendosur në 6 pjesë.Kjo xhami e cila është 610 vjeçare u zhvendos nga parcela e zënë në vitin 2017-të, bashkë me objekte të tjera kulturore, njofton Klan Kosova.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *