Loading...

Thursday, December 09, 2021

Shkarkohen tre zyrtarë të KEK-ut





Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për lirimin nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të Gashit në këtë detyrë.





BPD në mbledhjen e datës 22 Qershor 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

“Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet korporata si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim.BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm”, thuhet në komunikatën e tyre. /Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *