Loading...

Saturday, January 15, 2022

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit





Të enjten me vendim të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos” është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Hysen Nikçi.

Nga kjo ndërmarrje kanë konfirmuar për Ekonomia Online, se Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit, për çka edhe do të mbajë konferencë për medie në orën 12:00.

Përderisa Qeveria me 21 maj kishte marrë vendim për emërimin e bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes me këtë përbërje: Enis Berisha, kryesues; Ardita Salihu, anëtare; Fitnese Ismajli, anëtare dhe Afrim Mehmetaj, anëtar.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *