Loading...

Saturday, January 29, 2022

Shkarkohet nga detyra kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit





Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, është liruar nga detyra.Gazeta Online “Reporteri.net” e ka siguruar kërkesën e Morinës dërguar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lirim nga detyra.

Në arsyet e tij, Morina ka thënë se dëshiron t’i përkushtohet jetës akademike, andaj nuk mund të jetë i angazhuar plotësisht deri në datën kur i skadon kontrata.Ai thotë se do të jetë i gatshëm nëse kërkohet prej tij të japë këshilla në bazë të përvojës për gjithë institucionin.





Reporteri.net ka siguruar edhe vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që e liron nga detyra Morinën.





Leave a Reply

Your email address will not be published.