Loading...

Sunday, January 16, 2022

Shqetësimi i Armend Mujës: Po më pengon logjika fal, fal, fal

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është duke e penguar logjika e faljes, shkruan Gazeta Express.Ai tha se kjo logjik është duke e dëmtuar akumulimin në buxhetin e Kosovës.





“Ajo çfarë mua po më pengon është logjika fal, fal, fal…Pse logjika e faljes. Në shume vende nuk ka as ujësjellës. Kur i pyet qytetarët se cili është shqetësimi më i madh i tyre është mungesa e ujit. Shkojmë me një logjik tjetër të faljes. Kur e shikon se pse Kosova nuk po akumulon buxhet është se logjika e kontratës shoqërore është që taton finalin dhe nëse nuk taton e ki të pamundur që të ndihmosh shoqërinë”, ka thënë ai.





“Vijnë deputetët dhe kërkojnë faljen a akcizës së duhanit. A e dini që FSK-ja ka shpenzuar më pak sesa gjoba e ‘Bechtel&Enka’. Kjo është mendësia jonë e prioriteteve. Ne e kemi marrë një mandat për ndryshim dhe ju lutem na mirëkuptoni”, ka thënë Muja.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar pën interpelanmcën e AAK-së, për faljen e gjobave të pandemisë. /Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *