Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Shqiptohen mbi 4 mijë gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat anti-Covid

Policia e Kosovës nuk po i ndal gjobat ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat kundër koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.Në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar gjoba për një numër të madh të qytetarëve.

Saktësisht 4.237 persona janë dënuar pasi nuk kishin zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.





Ndërsa janë shqiptuar 1.376 tiketa trafiku, kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente tjera me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit, dhe 1 është dërguar në mbajtje. /Gazeta inFokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *