Loading...

Saturday, January 29, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës falënderojnë shtetin e Kosovës🇺🇸🇽🇰

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka falenderuar qeverinë dhe popullin e Kosovës në emër të SHBA-ve për gatishmërinë që të pranojnë refugjatët afganë raporton Observeri.

Kossnet ka thënë se Kosova ka dëshmuar lidership në skenën botërore pasi që mori vendimin që të pranojë refugjatë nga Afganistani.





“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet më të thellat nga unë për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që t’u ofrohet strehim partnerëve tanë afganë në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova dëshmoi lidership në skenën botërore.”

Philip Kosnett:Kosova ka pranuar që të strehojë refugjatë nga Afganistani, pas kërkesës së SHBA-së. Ende s’janë bërë të ditura detajet se sa refugjatë afganë do të strehohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.