Loading...

Thursday, December 09, 2021

Shtrëngimi i masave, Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar

Kosova radhitet e para në mesin e vendeve fqinje për kah numri i rasteve të infektimit me koronavirus për një periudhë prej dy javësh, sipas Universitetit Johns Hopkins.Për shkak të rëndimit të situatës me Covid-19, janë paralajmëruar masa të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.Për të diskutuar rreth këtyre masave, Qeveria e Kosovës pritet që të mblidhet sot në orën 16:00.

Disa nga masat e paralajmëruara janë, ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orari i punës për gastronominë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme, me vetëm 70 për qind të sipërfaqes.

Lexo edhe: Arrihet marrëveshja, sot pritet të nënshkruhet koalicioni i dytë parazgjedhor
Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare, kurse sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.

Kujtojmë se ky paralajmërim vjen disa ditë pasi filluan së zbatuari një sërë masash kundër përhapjes së koronavirusit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.Dje, ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 16 vdekje dhe 2.098 raste të reja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *