Loading...

Thursday, December 09, 2021

“Shuj se qai llomi po i fshefka edhe do margaritarë!”/ Jeta Xharra: Rrallë më bën vaki me taku njeri si kjo grua





Gazetarja Jeta Xharra, ka thur lavde për Krenare Sogojeva-Dermakun, e cila është zgjedhur Komisionere për Informim dhe Privatësi.Xharra ka treguar se Sogojeva-Dermaku, për 10 vite me radhë e ka udhëheq zyrën ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes, duke pasur punë me “komandantët”.Ndërsa për dy vjet e gjysmë ajo ka garuar pa u ndal për pozitën e marr tek tani.Ajo ka thënë se testi i inteligjencës i Sogojeva-Dermakut, ishte më i miri në parlament, prej që ka filluar projekti i Ambasadës britanike.





Postimi i plotë i Xharrës në Facebook:
Kajherë, rrallë, po kajherë, më bon vaki në Kosovë me taku njeri si kjo gru, Krenare Sogojeva Dermaku, shërbyese civile e shtetit të Kosovës që 10 vjet e ka udhëheq zyrën ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes, o kalit tu pas punë me kUmandanta edhe, qe dy vite e gjysmë, kur plot tjerë janë tërheq se janë lodh, ajo prapë ka vazhdu edhe dy herë ka garu për mu bo Komisionere për Informim dhe Privatësi.





Qato dy herë që ka garu ka dal e para në listë në procesin e rekrutimit të britanikëve, e ka bo testin e inteligjencës, IQ, më të mirin në parlament prej që ka nis projekti i britanikëve, dhe në fund as s’o lodh, as so demoralizu si shumë njerëz të tjerë që i njoh që jau kish lshu marmallada ose kishin qenë shumë mendjemëdhenj për me apliku dy herë për një post publik, dy vjet e gjysmë me radhë!





Tash, unë e nxo veten shumë shpesh tu pa se si administrata jonë civile në Kosovë o llom, por po du me shënu kur kajherë e takoj dikënd si qët Krenaren edhe thom ‘shuj se qai llom po i mshefka edhe do margaritarë!’ Këtë gru për herë të parë e kam taku kur e kemi bo këtë intervistë edhe ndoshta ma vonë kemi me kritiku për punën e saj (si dihet, se me ish Komisionera për Privatësi kemi qenë në luftë në të kaluarën)





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *