Loading...

Saturday, November 27, 2021

Si përfituan milionat komandantët me shitjen e tokës nga privatizimi?

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka treguar detaje të reja rreth keqpërdorimit me shpronësime, të qeverisë Haradinaj të cilës i ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.





Në një postim në Facebook Murati ka treguar se si toka që ishte privatizuar me 6 euro arin nga AKP-ka ishte vlerësuar 600 fish më shumë në procesin e shpronësimit.

E këto dallavere me toka gjatë privatizimit dhe shpronësimeve i ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.





Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se Ramush Haradinaj ia paska kalu edhe Sami Lushtakun me çmim për privatizimin e tokave të shtetit.Sipas tij, Samiu e ka ble 50 euro, kurse e ka shitur 7 mijë euro, ndërsa Ramushi e ka ble për vetëm 6 euro arin.





“Ramush komandanti ia paska shku edhe Sami komandantit me çmim.Do me më dal Samiu ma patriot se këta komandantët tjerë, po mendoj për çmim e ka ble 50 euro e ka shit 7.000, kurse Ramush komandanti tokat që janë ble 6 euro me dallavere përmes AKM.E ka ble me pare të shteti 7.500 euro edhe mirë i kemi punët sa na kanë vjedhur e plaçkitur komandantët e politikanët tanë!”, shkruan Miftari në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *