Loading...

Sunday, January 23, 2022

Skender Hyseni: Kurti është një manipulues dhe mashtrues gjenial





Ish-koordinatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë Rezolutën për Marrëveshjen e Uashingtonit, që u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hyseni tha se refuzimi i kësaj rezolute nga deputetët e VV-së, shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet. Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgon qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Akti I sotëm politik i Kurtit është shumë më shumë sesa vetem një refuzim”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.





Më tutje Hyseni tha se Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial.

“Sot është më e qartë se ndonjherë më parë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti bënë apo nuk bënë politika në interes të vendit. Këte, Kurti e ka lexuar saktë. Dhe pikërisht këtu konsiston ai gjenialiteti i tij prej manipuluesi dhe mashtruesi. Kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive”, ka shkruar më tutje ai.





Postimi i plotë:

Kosova dhe politika e saj e rrezikshme e vetizolimit

Sot, Kuvendi I Kosovës nuk e miratoi rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhja Demokratike bëri mirë që propozoi këtë rezolutë. Të gjithë deputetët e opozitës që votuan për miratimin e saj demonstruan përgjegjësi dhe konsistencë në interes të vendit, pa kalkulime.

Ndërkaq refuzimi i kësaj resolute nga deputetët e VV-së shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së. Duket se Kurti dhe VV vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interesat afatgjata të vendit.

Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet. Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgon qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Akti I sotëm politik i Kurtit është shumë më shumë sesa vetem një refuzim.





Sot është më e qartë se ndonjherë më parë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti bënë apo nuk bënë politika në interes të vendit. Këte, Kurti e ka lexuar saktë. Dhe pikërisht këtu konsiston ai gjenialiteti i tij prej manipuluesi dhe mashtruesi. Kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive.

Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit është mosvlerësim, mosmirënjohje dhe sfidim direkt rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punët e Kosovës në të gjitha rrafshet. Kjo godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Politikat izolacioniste assesi nuk janë interes i Kosovës. Ikja nga tryezat nuk të siguron forum ku do te luftosh dhe mbrosh interest e vendit. Ikja është kapitulim dhe dështim. E kjo do te shihet shpejt por fatkeqësisht me një kosto, mbase të lartë për Kosovën?!

Skender Hyseni





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *