Loading...

Saturday, November 27, 2021

“Subvencionet”: Njëri prej të dyshuarve pranon se mori 48 mijë euro ryshfet, por veç 4 mijë i ndali për vete





Rasti “Subvencionet” që skandalizoi opinionin e që nisi gjatë qeverisë Hoti duket se ka marrë drejtim të ri.
Njëri prej të dyshuarve në këtë rast ka pranuar se ka marrë 48 mijë euro rysshfet dhe se këto para i ka ndarë me të arrestuarit tjerë.Një gjë e tillë thuhet në vendimin që Themelorja në Prishtinë ka marrë për të vazhduar masën e paraburgimit deri më 24 korrik për të arrestuarit me inicialet L.S., S.S., B.N., K.Z., A.U., dhe P.K.

Masa e paraburgimit për të dyshuarin që ka pranuar marrjen e ryshfetit do të zgjas më shumë, deri më 1 gusht.Themelorja ka vlerësuar që ekziston rreziku real që të pandehurit të ikin apo të arratisen nëse lihen të lirë.Ky vendim i siguruar nga portali Koha tregon se i dyshuari A.B. ishte ballafaquar me dëshmitarin B.Sh. e pas së cilës i dyshuari pranoi se ka marrë shumën prej 48 mijë eurove nga dëshmitari në fjalë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *