Loading...

Thursday, December 09, 2021

Suharekasi falsifikoi dokumente për ta shitur një tokë në vlerë 98 mijë euro





Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, meqenëse i njëjti dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcel tokë në vlerë 98 mijë euro.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet si “mashtrim”.





“Suharekë 02.07.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *