Loading...

Friday, January 28, 2022

Sul met ndaj Donika Gërvallës/ Kjo është frika kryesore e PDK-së

Ministrja e Jashtme dhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është bërë sërish cak i sul,me,ve ndaj saj.Madje PDK dhe Organizata e Veter,anëve të UÇK-së po e kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin e saj.“Kjo spo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njoll,osjen e punës së ushtarëve të UÇK-së.





Çfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Metush Kryeziu, anëtar i kryesisë së OVL-së.Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, sulmet ndaj Donika Gërvallës, janë sul,me Listës Vjosa.





Faton Mehmeti
“Fushata ndaj Donikës është fushatë ndaj Lista Vjosës, konkretisht ndaj fitores së tyre me 14 shkurt. Partitë e dala nga luf,ta e fundit janë të acaruara me humbjen në zgjedhjet e fundit, andaj po kërkojnë me çdo kusht një faj,tor dhe kanë etiketuar Donikën tabelë qitj,eje”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.Sipas tij, shqetësimi kryesor i PDK-së është frika nga Gjykata Speciale.





“Fatkeqësisht në vend se të merren me veten, po merren me Donikën dhe konkretisht VV dhe Lista Vjosën; e të cilat s’janë fajtore për humbjen e tyre në kuptimin që ata vet me veprimet e tyre kanë humbur pushtetin. Frika nga Gjykata Speciale është shqetësim kryesor për PDK dhe të terët nga luf,ta, të cilët po ko,rrin atë që kanë mbjellur”, shprehet analisti Mehmeti.“Donika është shënjestër meqenëse s’ka “krah” të fo,rtë , e të cilët po e shfrytëzojnë nga PDK për të shfryer mllefin e humbjes së pushtetit”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.