Loading...

Tuesday, January 25, 2022

Sveçla sërish i bën thirrje dorasit të dorëzohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe njëherë i ka bërë thirrje dorasit të vra,sjes së trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të dorëzohet në Polici.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se është i vetëdijshëm për ankthin që po e përjetojnë familjarët e vik,timave të cilët po presin kapjen e vras,ësit.Sveçla sërish i ka bërë thirrje dorasit të dorëzohet në polici.





“Nëse ka pasur bashkëpunëtorë, u bëj thirrje po ashtu të lajmërojnë e të dorëzohen në Polici. Në të kundërtën, kushdo që ndihmon vras,ësin, bëhet bashkëkryes i veprës. Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet relevante, të cilat, nga mbrëmë, janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve.”, ka shkruar Sveçla.Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,Të gjithë bashkërisht jemi të tronditur për vrasjen makabre që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, me ç’rast mbetën të vde,kur tre qytetarë tanë. Jam i vetëdijshëm për ankthin që e përjetoni të gjithë, e veçanërisht familjet e viktimave, që presin me padurim kapjen e vra,sësit dhe vendosjen e drejtësisë.Si në konferencë për media, ashtu edhe këtu, i bëj thirrje dorasit të krimit që të dorëzohet.





Nëse ka pasur bashkëpunëtorë, u bëj thirrje po ashtu të lajmërojnë e të dorëzohen në Polici. Në të kundërtën, kushdo që ndihmon vra,sësin, bëhet bashkëkryes i veprës. Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet relevante, të cilat, nga mbrëmë, janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve.

Jemi të përkushtuar maksimalisht që të zbardhim këtë rast të rëndë, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësojmë familjarëve dhimbjen dhe ankthin e përjetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *