Loading...

Tuesday, January 25, 2022

Syla: Deklaratat e Liburnit, Sveçlës dhe Albulenës të ndryshme për me e trullu votuesin e tyre naiv

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratat e ministrave të Qeverisë Kurti, Liburn Aliut, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiut në lidhje me protestën e sotme që u mbajt pas vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj.
Syla ka thënë se deklaratat e Aliut, Sveçlës e Haxhiut janë të ndryshme me njëra-tjetrën, e që sipas tij, për qëllim kanë krijimin e konfuzionit publik, për t’i trulluar votuesit e tyre, të cilët i ka quajtur naiv.

“Deklaratat e Vetëvendosjes, Liburnit, Sveçlës dhe Albulenës janë të ndryshme nga njëra tjetra me qëllim me kriju konfuzion publik e sidomos, me trullu votuesin e tyre naiv. Që thojnë kosovarët ‘me ja përzi me kos’… e vërtëteta është që sjeni kërkah, dhe gjithkah… edhe në Qeveri, edhe në protestë edhe në media me deklarata koti. Me një fjalë jeni të gërditshëm. Çunu more punoni naj send, leni kopallat”, tha Syla.

Sveçla, vazhdon të theksojë se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, ka 135 raste të veprave penale në Policinë e Kosovës. Ai thotë se nëse këtë nuk e dinë prokurorët dhe gjykatësit atëherë çfarë dinë ata. Sveçla thotë se nëse gjykatësit e prokurorët nuk kanë qasje në databazën e policisë, ai vetë mund t’ua dërgojë atë.

Ndërsa, Aliu thotë se protesta e sotme para Qeverisë ishte në mbrojtje të Prokurorisë.Në protestën e sotme ishte prezente edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në një komunikatë të MD-së thuhet sedo të angazhohemi në parandalimin e rasteve të çfarëdo lloji të dhunës.

“Vrasja e Marigonës na e shpërfaqë papërgjegjësinë institucionale përball kryerësve të veprave penale. Kjo vrasje është alarm për shoqërinë por edhe për secilin institucion, prandaj do të ndërmerren veprime serioze dhe urgjente”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *