Loading...

Sunday, November 28, 2021

Syla: Kërkesa e Kurtit për paqe, ofendim për SHBA’në që i ka harxhuar 38 miliardë dollarë për sigurinë e vendit

Valon Syla, gazetar, e ka konsideruar si ofendim ndaj SHBA’së kërkesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin për vazhdimin e dialogut ndaj Serbisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje që dy vendet të mos e sulmojnë njëra tjetrën.Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se një kërkesë e tillë është ofendim për KFOR’in dhe SHBA’të, forcat paqeruajtëse të së cilave qëndrojnë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.





“Kjo është jo-serioze. Vuçiqi kur dul, ka thanë nuk po di a me kajtë a me keshë. Kjo është me bo hajgare me KFOR-in, me Bondsteel-in, me 38 miliardë dollarë që i ka harxhu vetëm në Bondsteel SHBA’ja për sigurinë tonë, ky thotë ne e bëjmë një marrëveshje paqe, me kënd?”, deklaroi Syla.Tutje, ai konsideroi se dialogu ka pësuar fiasko, teksa tha se kryeministri i Kosovës parashtroi katër kërkesa që ta zgjaste zgjidhjen politike me Serbinë.





“Një propozim i cili u ba për me e prishë dialogun. Dialogu ka pësuar fiasko. Katër kërkesat janë të propozuara që të mos shkojnë më në dialog. Kur të shkojsh pas një muaji, me prit me u bë edhe një muaj tjetër. Në shtator bjen Merkeli, e kryen mandati vjen një Gjermani e re. Bideni është me ato letrat e rrezikshme në xhep tu u sillë edhe veç po këqyr çka po ndodh. Na duhet me e lanë z. Kurti me këqyrë çka po bon”, deklaroi tutje ai.





Në kërkesën e dytë të kurtit, precizohet se “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”. /Gazeta Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *