Loading...

Thursday, December 09, 2021

Syla për shkarkimin e Agim Veliut: Abdixhiku u bë një ‘Vetëvendosje 2.0’, shkarkoi njeriun që ia kishte inat Kurti

Gazetari Valon Syla ka folur për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.Syla në Pressing të T7 ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun për një vendim të tillë.Ai tha se Abdixhiku më këtë veprim u bë një “Vetëvendosje 2.0”, pasi sipas tij, ai shkarkoi njeriun që më së shumti ia kishte inat Albin Kurti.





“Ai në momentin që u zgjedh, të parin njeri që e shkarkoi, e shkarkoi njeriun që ia kishte inat më së shumti Albin Kurti, pra u bë një Vetëvendosje 2.0. Abdixhiku i mëshoi pushkë Agim Veliut dhe zani nuk iu dëgjua”, tha Syla.Tutje, Syla tha se Abdixhiku do duhej të vepronte sikurse Ibrahim Rugova e Kadri Veseli të cilët tha se nuk shkarkonin njerëz brenda partisë së tyre.





“Për inati të Albin Kurtit është dashtë LDK-ja me e ruajt Agim Veliun. Veç nëse ka pak burrni në LDK është dashtë mos me shkarku. Ibrahim Rugova ka qenë kryetar nuk e ka shkarku askënd në LDK. Kadri Veseli nuk ka pasë kushedi çfarë simpatie për Fatmir Limajn, nuk e ka shkarku, bile i ka thënë Fatmir Limajt kthehu në parti. Ne e kemi ditur që nuk e ka përnjëmend, po në njëfarë forme nuk po e shkarkon”, tha Syla.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *