Loading...

Wednesday, January 26, 2022

Syla: Zgjedhja e Memli Krasniqit si kryetar ishte më burrërorja

Valon Syla, gazetar, e ka cilësuar përzgjedhjen e Memli Krasniqit si kryetar të PDK’së si të guximshme, teksa përmendi momentumin politik në të cilin gjendet ky subjekt politik.Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ndryshe nga të tjerët që hezituan të kandidonin, Krasniqi mori partinë në një kohë kur nuk mund t’i sjellë pushtet, shkruan Express.Olluri thotë se kjo është sfida kryesore e Memli Kasniqit si kryetar i PDK-së





“Zgjedhja e Memlit mendoj që ishte më burrërorja, apo më korrektja në aspektin politik, sepse nuk është që Memli Krasniqi pe merr partinë në një momentum ku do të fitojnë qeveri, e koalicione që sjellin pushtet në të ardhshëm. Pikërisht hezitimi i disa personave aty, njëri prej tyre Enver Hoxhaj, pak a shumë edhe e dëmtuan suksesin e zgjedhjes së tij”, ka deklaruar ai.Tutje, ai e ka komentuar edhe situatën e PDK’së përpara këtyre zgjedhjeve.

“Dhe fakti që të udhëhiqet partia deri në zgjedhjet e radhës, solli shumë tërheqje. Për dhjetë ditë shpallje të fushatës së konventës, ne nuk kemi parë angazhime të tipit publik. Ata janë mësuar që shefat e mëdhenj ta bëjnë këtë në stilin e tyre dhe tash ata janë munduar që ta bëjnë vetë”, ka deklaruar tutje Syla.





Leave a Reply

Your email address will not be published.