Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Tahiri gozhdon Albin Kurtin: Është bërë ndërmarrje për punësime familjare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mazhorancën e Qeverisë Kurti e ka vlerësuar si arrogante dhe të papërgjeshme, shkruan Gazeta Infokus.Pas dështimit të sotëm të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku munguan anëtarët e Kryesisë nga koalicioni qeveritar, Tahiri tha se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.Tahiri përmes një postimi ka thënë se Qeverisë në pushtet i mungon serioziteti.





“Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është dëshmi se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.





Është zhgënjyese që deri me tash s’qenë në gjendje të sjellin asnjë projektligj për ndryshimet strukturore që i kanë premtuar, a në anën tjetër me sukses të plotë janë bërë një ndërmarrje për punësime familjare ”, ka shkruar Tahiri.Deputeti i PDK-së ndër te tjera ka ftuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos lejohet degradimi i punës së Kuvendit. /Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *