Loading...

Saturday, November 27, 2021

Takimi i tensionuar në Bruksel, Borell pasdite njofton Bidenin

Takimi i parë Kosovë-Serbi pasi disa muajsh pauzë në dialog që përfundoi me tone të tensionuara të diskutimit nuk po i çon drejt rrugës së pajtimit dy palët që po negociojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.Kosova ka shkuar në dialog me katër kushte për Serbinë, derisa, kryeministri Albin Kurti tha se asnjë nga këto kushte të vëna nuk është pranuar nga Beogradi.





Vuçiq në anën tjetër u ankua se në këtë takim ka marrë kërkesë nga Kurti që ta njoh Serbia pavarësinë e Kosovës.Se si ka shkuar takimi Kosovë-Serbi, sot pasdite do të informohet edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, kryeministri Albin Kurti.

“Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, Vuçiq dhe Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve. Sot pasdite Borrell takohet me Presidentin Biden”, ka shkruar ai.Se Biden do të informohet për takimin Kosovë-Serbi e kanë deklaruar edhe nga pala serbe.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *