Loading...

Sunday, November 28, 2021

Takimi Kurti-Vuçiq, analisti: Serbia kërkon Asociacion, Kosova të kërkojë këtë gjë

“Dëmet e bëra kërkohet të kompenzohen”
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ditë më parë në një konferencë për media ka treguar se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.





Ai në një deklaratë të tij ka thënë se “Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”





Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi për “Bota sot” ka thënë se në dialog përveç temave të cilat tashmë të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash do të diskutohen edhe asociacioni, manastiret dhe kishat serbe, në asociacion do të kërkohet të futen edhe komuna jo serbe, si Mamusha dhe disa komuna serbe, brenda Kosovës etj.





“Populli shqiptar nuk është popull i dorës së dytë përballë atij serb! Dialogu midis Kosovës dhe Serbise do të vazhdojë këtë muaj ne Bruksel. Tash janë duke u marr mendimet e palëve dhe në tavolinë do të jenë disa çështje të dëmshme për Kosovën. Përveç çështjeve të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash, si energjia elektektrike, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve, sikundër edhe marrëveshjet tjera, do të paraqiten disa tema: Së pari, është Asociacioni me një kombinim të kompetencave që në fund është një autonomi e zgjeruar për minoritetin serb në Kosovë.





Së dyti, manastiret dhe kishat serbe do të paraqiten për diskutim për të fituar gjëresi të kompetencave. Së treti, në asociacion do të kërkohet të futen edhe komuna jo serbe, si Mamusha dhe disa komuna serbe, brenda Kosovës. Së katërti, synon Serbia të marr Trepçën dhe Ujmanin etj. Me këto tema do të insiston UE. Për këto çështje e ka marrë edhe pajtimin UE nga Serbia”, ka thënë Kelmendi.

Muhamet Kelmendi Sipas tij, nga pala e Kosovës kanë thënë se temat të cilat do të diskutohen janë gjetja e të zhdukureve, reparacioni dhe dëmshpërblimi, rikthimi i mjeteve të plaçkitura dhe përgjegjësia penale për dhunë dhe gjenocid.





“Nga Kosova nuk ka të dhëna se çka është kërkuar që të dialogohet si tema kryesore. Është theksuar gjetja e të zhdukureve, reparacioni dhe dëmshpërblimi, rikthimi i mjeteve të plaçkitura dhe përgjegjësia penale për dhunë dhe gjenocid. Sa do të mbahen këto nuk dihet! As dje dhe as sot nuk u deklaruan nga Qeveria çështjet që u diskutuan me z.Palmer dhe z. Lajcak në Prishtinë”, shprehet Kelmendi.Ai më tej thotë se, Kosova duhet të synojë Asociacionin shqiptar në Luginën e Preshevës sepse e domosdoshme të bëhet ky barazim.





“Mirëpo, në dialogim, nëse quhet kështu, do të dalin temat e dëmshme. Kundër kësaj është dhe duhet të futet, reciprociteti si parim në marrëdhëniet me palën serbe, respektivisht shtetin serb. Kundruall Asociacionit serb kërkohet të futet domosdo Asociacionin shqiptar në Luginën e Preshevës. Është e domosdoshme të bëhet ky barazim. Në të kundërtën dalin çështjet imponuese dhe tepër të parabarta midis Kosovës dhe Serbisë. Thjeshtë dalin shqiptarët në popull të parëndësishëm dhe të cilin duhet shtypur, mos edhe asimiluar. Kosova e ka mundësinë për të ndaluar këtë pabarazi dhe veprimtari të dëmshme. Nuk duhet lejuar që shqiptarët nën Serbi të humbin me dhunë vendet e veta dhe ato të asimilohen, ndërsa serbët në Kosovë të favorizohen si popull i dërguar gjoja nga zotit në tokë! Kjo nuk shkon. Kërkohet ndalim dhe futja në veprim të të njejtave principe”, dekalron Kelmendi.





Në fund, Kelmendi shprehet se Serbia duhet të kompenzojë të gjitha dëmet e bëra.
“Serbia dëshiron Asociacionin serb dhe Kosova duhet të synojë Asociacionin shqiptar në Luginë. Me të njejtat kompetenca dhe të drejta. Asgjë kundër barazisë. Në të kundërtë, do të jetë shumë rëndë dhe trojet shqiptare në Luginën e Preshevës veç do të serbizohen. Këtë nuk duhet lejuar. Mos futja e këtij parimi ndërkombëtar në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Serbi është çështje shumë e rëndë për Republikën dhe kombin. Rrugë tjetër nuk ka për të ruajtur vendin.





Gjithashtu është anomali të shkohet dhe të diskutohet për qarkullim dhe energji, ndërsa mos të diskutohet për reparacione dhe dëmet e luftës, sikundër edhe për përdhunimet dhe dhunën e bërë gjenocidiale nga shteti serb mbi shqiptarët. Nuk ka tema më të rëndësishme se këto. Dhuna dhe përdhunimet nuk guxojnë të tejkalojnë pa përgjëgjesi. Dëmet e bëra kërkohet të kompenzohen. E njerëzit e zhdukur duhet të gjenden. Nuk ka më këto temë që krahasohet. Çdo kush që i ikë këtyre çështjeve është në kundërshtim me popullin dhe natyrisht edhe me Republikën. Populli shqiptar nuk është popull i pavlerë dhe i dorës së dytë”, përfundon Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *