Loading...

Tuesday, December 07, 2021

“Të kam qit prej punës”, “Ti je kukull” – tensione në komisionin për Integrime, përplasen Kastrati e Bislimi





(E plotësuar 10:19) – Deputetët e PDK-së, Ardian Kastrati dhe Blerta Deliu e kanë lëshuar në shenjë proteste mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane pasi që Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi ka refuzuar të ju përgjigjet në pyetje.Kastrati e ka pyetur Bislimin për qëndrimet e Vetëvendosjes ndër vite duke iu referuar “Albin Kurtit si lider suprem”.Ai tha se Bislimi duhet të tregojë nëse LVV-ja ka ndryshuar tashmë qëndrimet pasi që është në pushtet, e nëse po tenton që ta dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pasi që Kastrati iu referua Kurtit si “lider suprem”, kanë reaguar deputetët e LVV-së që janë anëtarë të komisionit.Fjalën për t’iu përgjigjur në pyetje deputetit të PDK-së e ka marrë edhe Zëvendëskryeministri Bislimi.Ai tha se Kastrati nuk ka ndryshuar tash e 10 vite, prej kur tha se e ka larguar nga puna si asistent.“Prej atij Adriani që ne e kemi largu prej punës para 10 vjetëve ke qenë njejtë. Nuk ke ndryshuar fare”, ka thënë zv.kryeministri.

Këtu ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu që tha se së bashku me Kastratin do ta lëshojnë sallën pas këtyre deklaratave.I ngritur në këmbë, duke dalë nga salla, Kastrati tha se Bislimi ka bërë “kërcim me parashutë në karrierën e tij”“Ti e ke bë një kërcim në karrierë me parashutë. Ti je kukull, të kanë pru këtu, e ke tradhëtu elektoratin tënd”, tha Kastrati.Tensione në Komision, Ardian Kastrati përplaset me Besnik Bislimin, lëshon sallën





Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi po raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane.Raportimi i tij para Komisionit është përcjellë me shumë tensione, pas përplasjeve të vazhdueshme me deputetët e PDK-së.Ka qenë deputeti Ardian Kastrati i cili e ka quajtur të padijshëm zëvendëskryeministrin Bislimi, për të cilin ka thënë se nuk ka ide se çka janë integrimet evropiane.Ai ka thënë se kjo Qeveri është e paaftë për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, dhe se synim kryesor ka dërgimin e vendit në zgjedhje.

“Ju po thoni populli jemi ne, çka keni me ba ju në negociatat me Serbinë, cila ka me qenë qasja juaj në raport me SHBA-në dhe BE-në. Dhe tjetra cili ka me qenë qëndrimi juaj. I keni rezolutat e Parlamentit që Qeveria duhet të udhëheqë dialogun, po flas për eurointegrimet që ky si kupton e që kanë të bëjnë me dialogun. Ju çfarë keni me ba me ofertat që i keni në tavolinë në lidhje me dialogun, ju po doni me shku në zgjedhje. Dialogu lidhet drejtpërdrejt me procese integruese”, ka thënë Kastrati.E Bislimi i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk meriton përgjigje nga ai. Ai ka thënë se qasja e Kastratit mbetet e njëjtë, si atëherë, kur siç është shprehur e kanë larguar nga puna si referent.

“Prej atij Ardiani që e kemi largu prej pune si referent po e shoh që nuk ke ndërru qasje. Si i tillë që je nuk meriton përgjigje nga unë”, ka thënë Bsilimi.Kjo ka bërë që Kastrati të revoltohet dhe të largohet nga salla duke e quajtur Bislimin “kukull”.Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së.Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues.





Në këtë proces, i dyti i Qeverisë Kurti tha se kanë transparencë të madhe, ani pse u akuzua për izolim të ekzekutivit në këtë temë.Bislimi, i cili po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka pasur ngecje në zbatimin e ERA 1.Ai paraqiti argumentet edhe se kush po e pengon liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.

“Brenga ka Ministria e Brendshme të Francës, të cilët së shpejti do të jenë prezentë në Prishtinë për ta parë nga afër luftimin e krimit edhe korrupsionit. Brenga kanë edhe nga Holanda, derisa është thënë se të tilla mund të ketë edhe nga Belgjika”, tha ai.I pyetur për ndikimin e tij, në punësimin siç u tha të nipit të tij Gëzim Tosuni në KShC, Bislimi tha se kjo është deziformatë, pasi i njëjti nuk është nipi i tij.

Ai theksoi se Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK që ka pasur vendi.Në Komisioni për Integrime Evropiane ka raportuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.Ai fillimisht ka prezantuar punë që kanë bërë që nga marrja e mandatit, duke numëruar një varg sfidash.

Madje ai tha se shumë punë e prioritete të institucioneve nuk janë realizuar, duke sqaruar se nga 22 prioritetet të ERA 1 janë realizuar vetëm 10 prej tyre.“Fushat që i mbulojë unë përveç integrimeve kanë brenda edhe zhvillimin ekonomik dhe dialogun. Ne mbikëqyrmi nëse programi ekonomik i ministrive përmbushet. Fusha e integrimeve evropiane kërkon bashkëpunim të ngushtë me të gjitha linjat përfshirë Kuvendin, agjencitë e pavarura”.





“Në fillim ne kemi shikuar këshillin ndërministror, këshillin punues dhe grupet punuese sektoriale që janë 6 sosh. Këto këshille janë mbushur me persona. Kemi angazhuar punimet e 9 komiteteteve”.“Gjatë draftimit prioriteteve kemi pasë 22 prioritete në përfshira në ERA 1 të ndara në 3 shtylla. Prej tyre janë detajuar në 123 veprime që është dashur të merren, 22 prioritete janë realizuar më pak se 50 për qind pra 10 nga 22”.

Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime EvropianeZëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane.Komisioni ku pritet të raportoj Bislimi do të mblidhet në ora 09:00.

Ky është rendi i ditës së komisionit:1. Miratimi i rendit të ditës;
2.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.05.2021;
3.Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4.Te ndryshme.Vendi: N10.Koha: 09:00





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *