Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Të pagjeturit, Kurti: Serbia të tregojë vendndodhjen e varrezave të tjera

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar edhe një herë që Beogradi zyrtar t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen e varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.





Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët.





Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve.Kryeministri Kurti foli për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe shtoi se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.





Ndërsa, Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtërirë.Ndryshe, Viola von Cramon, e cila ndodhet për vizitë në Kosovë, nesër do të mbajë edhe një konferencë për media.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *