Loading...

Saturday, January 22, 2022

Tërmkolli thotë se në LDK po ndodh “spastrim etnik”





Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se në këtë parti është duke u bërë “spastrim etnik”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tërmkolli ka thënë se kandidati për Prishtinën nuk dallon as nga ish-kryetari e as nga kryetari i tanishëm LDK-së.

““Spastrimi etnik” i LDK-së është bërë kaherë qëllim politik, metodë pune dhe mjet për grabitje e karrierë. Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e Kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë! Kandidati për Prishtinë nuk dallon me asgjë nga kryetari i LDK-së, i sotmi e i djeshmi dhe nga ata që i kanë bërë këta. Vazhdoni, vazhdoni….edhe pak!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *