Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Tkurret PDK, tashmë edhe një asambleist i saj kalon në Lëvizjën Vetvendosje!

Siç duket PDK nuk është në ditët e saj të mirë, mu për faktin që së fundmi po e braktisin deputetë e asambleistë.Së fundmi, Lulzim Grainca, i është bashkuar grupit të asambleistëve të Vetëvendosjes në Feizaj.PDK ka një asambleist më pak, në Kuvendin Komunal të Ferizajt, sot Lulzim Grainca ju bashku grupit të asambleistëve të Vetvendosjes!





Tani PDK ka vetem 10 asambleist në Ferizaj sepse edhe Nehat Mustafa dhe Gezim Haxhimusa janë kunder Agim Aliut.Kujtojmë se edhe deputetetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, i është bashkuar Vetëvendosjes muaj më parë, derisa ajo ia ka dedikuar një shkrim falënderimi xhaxhait të saj, Lulzim Grainca.Ajo ka thënë se gjithçka fillon nga familja, pasi nuk do të ishte kjo që është, pa përkrahjen dhe ndihmën e familjes.





“Gjithçka fillon nga familja. Pa mbështetjen e saj nuk do të isha kjo që jam sot, pa përkrahjen e familjes nuk do të mund të arrija aty ku gjithëherë kam dëshiruar”.





“Sot, dua të falenderoj xhaxhain tim, i cili më ka mbështetur gjithëherë në të gjitha arritjet e mia edukative, profesionale dhe politike. Është ky Lulzim Grainca, biznesmeni e humanisti tani më i njohur jo vetëm në Ferizaj, por në të gjithë vendin tonë”, tha Grainca./meKryeministrin.info





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *