Loading...

Sunday, November 28, 2021

‘Trondit’ avokati Gazmend Halilaj: Disa fytyra të njohura do të dënohen me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale

Tashmë në Gjykatën Speciale kemi disa prej ish-krerëve të UÇK-së si të burgosur për krime kundër njerëzimit.
Së fundmi Specialja është riuaktivizu ku ka filluar të dërgoj edhe ftesa të reja që të paraqitën për dëshmi në Hagë.





Nga Gjykata Speciale ditë më parë, kanë treguar për “Bota sot” se gjykimi për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlametarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe për ish-shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, pritet të fillojë në fund të këtij viti.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë vetëm disa prej të arrestuarve të Speciales, për të cilët Gjykata është duke i hetuar për dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.





E për gjykimin e këtyre, dhe disa të tjerëve që pritet të arrestohen në javët në vijim, ka folur avokati Gazmend Halilaj.Avokati pret nga Specialja që të bëjë zbardhjen e shumë vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë.Halilaj për gazetën “Bota sot”, është shprehur se, vendimi i fundit për disa personalitete të njohura, por që nuk i ka përmendur me emra, do të jetë edhe dënimi me burgim të përjetshëm.





“Nga Gjykata Speciale unë pres që do të zbardhë shumë vrasje, do të tregoj fytyrën e shumë njerëzve, do ta ç’kapë sistemin oligarkikë, pra do ta zhdukë që ishte tani e 20 vite, do të ketë ditë shumë të mira për ushtarët, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre.





Do të pastroj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga çdo njollë që i bie tani për tani dhe pres që do të nxirren aktgjykime meritore për disa, si dhe pres që disa individë që i njoh unë të dënohen diku përtej dekadash, ashtu siç unë e di, ndërsa disa të tjerë mund të lirohen dhe nuk ka të keqe kurrgjë, mirëpo disa fytyra që janë shumë të njohura, besoj e dini për kë po flas pres se dënimi për ta mundet të jetë, dënimi me burg të përjetshëm”, thotë avokati Gazmend Halilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *