Loading...

Tuesday, November 30, 2021

U arrestuan 20 persona për kontrabandë me emigrantë, reagon Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka bërë një reagim pas njoftimit se 20 persona janë arrestuar nga policia, të dyshuar për veprën penale “kontrabandë me emigrantë”.

Sveçla përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ky aksion u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”, shkruan Gazeta Express.Siç është njoftuar në komunikatën e policisë, forcat e rendit kanë kryer kontrolle në 10 lokacione.

“Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 të dyshuar, ku prej tyre 14 shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina)”, thuhet ndër të tjera.





Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!

Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroj një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *